Asambleja parlamentare e KE-së ia merr Rusisë të drejten e votës

Bota

Asambleja parlamentare e KE-së ia merr Rusisë të drejten e votës

Më: 10 prill 2014 Në ora: 14:52

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ia ka ndaluar Rusisë që të ketë të drejtën e votës deri në fund të vitit 2014.

Ky vendim është marrë sot nga asambleja me gjithsej 145 vota pro, 21 kundër dhe 22 abstenime.

Delegacioni rus e ka bojkotuar debatin e mbajtur gjatë seancës plenare.

Me votimin e sotëm, delegacioni rus e ka humbur të drejtën që të përfaqësohet në byronë e Kuvendit, në atë të komiutetit presidencial të asamblesë por edhe të drejtën për të marrë pjesë në misione për vëzhgimin e zgjedhjeve.

Asambleja poashtu e ka miratuar një amandament, i cili ia rezervon asamblesë të drejtën, për t’ia anuluar letrat kredenciale delegacuionit rus, në qoftë se edhe më tutje Rusia ndikon në destabilizimin e situatës në Ukrainë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat