Çekia anulon tenderin për ndërtimin e dy reaktorëve

Bota

Çekia anulon tenderin për ndërtimin e dy reaktorëve

Më: 10 prill 2014 Në ora: 14:49

Grupi çek i energjetikës CEZ ka bërë me dije se është anuluar tenderi për ndërtimin e dy reaktorëve për centralin bërthamor Temelin.

Zëdhënësi i CZE Ladislav Kriz lajmin për anulimin e tenderit e ka bërë me dije sot teksa ka njoftuar se vendimi iu është komunukuar edhe dy ofertesuve të projektit.

Kriz ka bërë me dije se CEZ e ka diskutuar çështjen e anulimit me qeverinë e kryeministrit Bohuslav Sobotka.

Të dy ofertuesit ishin në një konsorcium që përfshinte kompaninë ruse Rosatom, dy kompani çeke dhe kompaninë amerikane Ëestinhouse.

Centrali Temelin ndodhet përgjatë kufirit në mes të republikës çeke dhe Austrisë dhe aktualisht ka vetëm dy reaktorë. Me tenderin që tashmë është anuluar ishte paraparë që të jenë gjithsej katër reaktorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat