Uzbekistan: Shtohen kompetencat e kryeministrit

Bota

Uzbekistan: Shtohen kompetencat e kryeministrit

Më: 10 prill 2014 Në ora: 13:18

Dhoma e lartë e parlamentit të Uzbekistanit i ka miratuar ndryshimet kushtetuese, sipas të cilave, ia ka zgjeruar kompetencat kryeministrit të vendit.

Sipas ndryshimeve të miratuara sot, disa pjesë të përgjegjësive dhe kompetencave që i kishte presidenti, do të kalojnë nën përgjegjësinë e kryeministrit.

Me ndryshimet kushtetuese, parlamenti ka të drejtë që të mbikqyrë aktivitetet e kanbinetit qeveritar.

Ende nuk është bërë e qartë se cilat kompetenca të presidentit do të kalojnë e do të jenë kompetenca të kryeministrit.

Ndryshimet në kushtetutën uzbeke ishin amandamentuar muaj më parë nga dhoma e ulët e parlamentit dhe atë pas inicimit të qështjes nga presidenti Islam Karimov.

Ndryshimet hyjnë në fuqi pasi që ato të ratifikohen nga ana e presidentit Islam Karimov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat