Gazprom-i rus blenë korporatën e gazit në Kirgizi

Bota

Gazprom-i rus blenë korporatën e gazit në Kirgizi

Më: 10 prill 2014 Në ora: 12:11

Gjiganti rus i naftës Gazprom ka marrë përsipër korporatën kirgize të gazit natyror.

Shefi i Gazprom-it Aleksei Miller, këtë e ka bërë me dije pas nënshkrimit të marrëveshjes që ka ndodhur sot në Bishkek të Kirgizisë.

Miller e ka quajtur marrëveshjen historike ndërsa ka shtuar se ka blerë 100 për qind të aksioneve të KyrgyzGaz-it.

Çmimet e gazit natyror, për Kirgizinë, sipas tij, do të zvogëlohen.

Miller ka shtuar se Gazprom rus do të vazhdoj edhe më tutje të zbatoj të gjitha projektet sociale, ashtu siç i ka zbatuar Kirgizia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat