Turchynov, i gatshëm që ti amnistoj pro-rusët

Bota

Turchynov, i gatshëm që ti amnistoj pro-rusët

Më: 10 prill 2014 Në ora: 10:42

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës Oleksandr Turchynov, ka thënë sot se protestuesit pro-rusë të cilët kanë uzurpuar ndërtesat qeveritare në lindje të Ukrainës, nuk do të ndiqen penalisht në qoftë se dorëzojnë armët dhe i lirojnë objektet e marra.

Turchynov iu tha sot ligjvënësve në Ukrainë, se është i gatshëm që të formalizoj një dekret presidencial, sipas të cilit, do të amnistohen pro-rusët.

Aktivistë pro-rusë i kanë marrë nën kontrollë ndërtesat shtetërore në qytetet lindore të Ukrainës, Luhansk e Donetsk që nga 6 prilli.

Një ditë më parë, ministri i brendshëm ukrainas Arsen Avakov, ka thënë se janë dy mënyra për të zgjidhur këtë problem, negociata apo përdorim i forcës.

Autoritetet në Kievë por edhe aleatët perëndimor, e kanë akuzuar Rusinë për nxitjen e trazirave në lindje të Ukrainës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat