Izraeli ua ndalon ministrave takimet me autoritetet palestineze

Bota

Izraeli ua ndalon ministrave takimet me autoritetet palestineze

Më: 10 prill 2014 Në ora: 10:05

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, i ka urdhëruar të gjithë ministrat e kabinetit të tij, që të mos takohen me homologët e tyre palestinez.

Zyrtarët kanë bërë me dije se urdhëri ka ardhur si përgjigje ndaj shkeljeve të zotimeve nga autoritetet palestineze, gjatë bisedimeve të paqes.

Vendimi i kryeministrit izraelit vjen pasi që autoriteti palestinez, javën e kaluar i ka paraqitur kërkesat për tu bashkuar me 15 organizata dhe traktate ndërkombëtare.

Kërkesat e palestinezëve janë parë nga Izraeli si një hap drejt njohjes së shtetit palestinez.

Irani dhe autoritetet palstineze, me ndërmjetësimin e SHBA-ve, i kanë rifilluar bisedimet në korrik pas një ndërprerje tri vjeçare.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry i ka akuzuar të dyja vendet se në javët e fundit kanë ndërmarrë hapa të padobishëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat