Eksportet kineze pësojnë rënie

Bota

Eksportet kineze pësojnë rënie

Më: 10 prill 2014 Në ora: 07:32

Eksportet e Kinës kanë pësuar një rënie të papritur gjatë muajit mars.

Raportet bëjnë me dije se eksporti i Kinës vetëm gjatë këtij muaji, ka rënë për 6.6 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Edhe importet janë ulur për afro 11.3 pë qind dhe kjo është bërë me qëllim të uljes së ekonomisë së zezë.

Sido që të jetë, rënia e papritur e eksportit, rrezikon humbjen e qindra vendeve të punës e përkatësisht të atyre që punojnë në industri e që kanë miliona punëtorë kinezë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat