Asambleja parlamentare e KE miraton rezolutë kundër Rusisë

Bota

Asambleja parlamentare e KE miraton rezolutë kundër Rusisë

Më: 10 prill 2014 Në ora: 07:14

Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës e ka kaluar një rezolitë sipas të cilës e dënon Rusinë për aneksimin e gadishullit Krimeja nga ana e Ukrainës.

Me veprimet e Moskës në këtë rast, Asambleja përmes rezolutës ka bërë me dije se Rusia e ka shkelur kushtetutën e Ukrainës.

Parlamentarët e kanë miratuar këtë rezolutë gjatë një takimi urgjent që e kanë mbajtur diten e djeshme në Strasburg.

Asnjë argument i përdorur nga Rusia për të arsyetuar veprimet e saja të muajve të fundit, sipas rezolutës, nuk qëndrojnë.

“Shkëputja nga Ukraina dhe aneksimi i Krimesë e bashkimi i këtij gadishulli me federatën Ruse, u inicua nga autoritetet ruse, nën mbulesën e ndërhyrjes ushtarake”, thuhet mes të tjerash në rezolutë.

Rezoluta e njëh si legjitime qeverinë e re në Kiev, duke vlerësuar se “ndryshimi i pushtetit ka hapur rrugë të reja për zhvillimin demokratik të Ukrainës”.

Përfaqësuesi rus në Asamblenë Parlamentare të KE, Alexei Pushkov, e ka kundërshtuar rezolutën, ndërsa ka shtuar se kjo do ta nxisë Rusinë që urgjentisht të rishikojë politikën dhe parimet e saja të jashtme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat