Grekët në protesta mbarëkombëtare

Bota

Grekët në protesta mbarëkombëtare

Më: 10 prill 2014 Në ora: 01:56

Sindikatat e punonjësve në Greqi janë hedhur në grevë kundër masave shtrenguese ekonomike të qeverisë dhe Bashkimit Evropian në prag të vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel. Gjermania ka këmbëngulur për shkurtime të mëdha shpenzimesh dhe rritje taksash si kusht për marrjen e huave ndërkombëtare nga Greqia.

Sindikatat greke të punonjësve organizuan sot një grevë mbarë kombëtare për të protestuar kundër politikave shtrenguese ekonomike të vendosura në vend nga kreditorët ndërkombëtar, përfshi Gjermaninë, kancelarja e së cilës, Angela Merkel do të vizitojë Athinën këtë javë.

Shkollat dhe farmacitë janë mbyllur, anijet janë ankoruan në porte dhe spitalet funksionojnë me staf të reduktuar ndërkohë që transporti në Athinë është bllokuar si rezultat i braktisjes së punës nga sindikatat private dhe publike.

Mijëra punonjës, pensionistë dhe të papunë marshuan para parlamentit me thirrjet për t’u dhënë fund reformave ekonomike për të cilat thonë se kanë gjymtuar të drejtat dhe jetët e tyre.

Grevat e punonjësve dhe protestat kanë qënë të vazhdueshme dhe pothuajse të përditshme ndërkohë që qeveria vazhdon të zbatojë reforma për të bërë ekonominë më konkuruese, për të nxitur investime dhe ecur më tej me privatizimet.
Udhëheqësi i Partisë Komuniste, Dimitris Kutsubas:
“Punonjësit dhe të papunët nuk duhet të ndikohen nga thëniet se tregjet apo mundësia e rritjes po rikthehet sepse këto do bëhen në kurriz të të drejtave të punonjësve,” thotë Kucubas.
Sindikatat thonë se me miratimin e çdo reforme punonjësit kanë humbur të drejtat. Pagat dhe pensionet në sektorin privat janë reduktuar ndërkohë që shumë kanë humbur vendet e punës. Ndërkohë, sektori privat po ashtu ka pësuar ndryshime në këto fusha duke i dhënë më shumë përparësi punëdhënësve. Që të dy sektorët kanë punonjës që nuk janë paguar për muaj të tërë si rezultat i shkurtimit të shpenzimeve dhe rënies ekonomike në Greqi që filloi në vitin 2010. Studenti Yannis Koutelidis:
“Ne duam një të ardhme me të drejta të plota për të gjithë punonjësit, ose e ardhmja nuk do të ketë vlera. Ndaj duhet të luftojmë sëbashku për të dërguar një mesazh. Nuk do të pranojmë të punojmë për asgjë dhe ata që na thonë se është në të mirën tonë,” thotë studenti Yannis Kutelidis.
Sindikatat thonë se mesazhet kundër masave ekonomike po ashtu i drejtohen zonjës Merkel, e cila pritet të takohet të premten në Athinë me kryeministrin grek Antonis Samaras. Gjermania ka këmbëngulur në shkurtime të rrepta shpenzimesh dhe rritje taksash në shkëmbim të huave ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat