Franca nuk ekstradon manjatin nga Kazakistani

Bota

Franca nuk ekstradon manjatin nga Kazakistani

Më: 9 prill 2014 Në ora: 20:37

Një gjykatë në Francë ka përmbysur vendimin që lejon një manjat disident nga Kazakistani të ekstradohet në Rusi.

Rusia dhe Ukraina kanë kërkuar ekstradimin e ish-kreut të bankës BTA, Mukhtar Ablyazov, duke e akuzuar atë për keqpërdorime financiare.

Një gjykatës në qytetin francez Aix-en-Provence, ku Ablyazov është arrestuar verën e kaluar, ka miratuar ekstradimin e tij në janar.

Avokati i Ablyazovit, Peter Sahlas, ka thënë se gjykata e apelit e ka rrëzuar vendimin sot.

Sahlas ka thënë se Ablyzaov do të kërkojë që të lirohet.

Ablyazov kërkohet në Kazakistan nën dyshimet se ka vjedhur 6 miliardë dollarë derisa ka udhëhequr bankën kazake BTA.

Ai thotë se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht.

Kazakistani nuk ka marrëveshje ekstradimi me Francën, por të tilla ka me Rusinë dhe Ukrainën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat