Vazhdojnë bisedimet për Iranin

Bota

Vazhdojnë bisedimet për Iranin

Më: 9 prill 2014 Në ora: 15:42

Përfaqësuesit e Iranit dhe të gjashtë fuqive botërore zhvillojnë sot ditën e dytë të negociatave, që kanë për qëllim arritjen e një marrëveshjeje aftagjate për programin bërthamor të Iranit.

Një diplomat perëndimor është cituar nga agjencia Reuters të ketë thënë se ka ende dallime të mëdha midis palëve, porse negociatorët janë të përkushtuar për arritjen e marrëveshjes, para afatit të 20 korrikut.

Në bisedime marrin pjesë ministri i Jashtëm iranian, Muhammad Javad Zarif, dhe përfaqësuesit e Britanisë, Kinës, Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Palët, nëntorin e kaluar, kanë arritur një marrëveshje të përkohshme, sipas së cilës, Irani ka reduktuar disa aktivitete bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat