Spanjë: Parlamenti - jo referendum për pavarësinë e Katalonjës

Bota

Spanjë: Parlamenti - jo referendum për pavarësinë e Katalonjës

Më: 9 prill 2014 Në ora: 09:34

Parlamenti i Spanjës mbrëmë vonë e ka hedhur poshtë kërkesën nga rajoni verilindor i Katalonjës për leje për të mbajtur referendum për pavarësi.
Pas një debati prej 7 orësh, 299 ligjvënës votuan kundër, 47 ishin për, ndërsa një deputet abstenoi.
Qeveria e Spanjës ka thënë se votimi e ka mbështetur qëndrimin se referendumi i Katalonjës për pavarësi do të ishte shkelje e Kushtetutës së këtij vendi.
Nacionalistët e Katalonjës thanë se ata do të vazhdojnë në përpjekjet e tyre për mbajtje të referendunit në muajin nëntor.
Katalonja e ka gjuhën e vet dhe histori të gjatë të luftës për autonomi më të maadhe nga Spanja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat