Pakistan: Nga eksplodimi – 23 të vrarë

Bota

Pakistan: Nga eksplodimi – 23 të vrarë

Më: 9 prill 2014 Në ora: 08:39

Një zyrtar policor në Pakistan ka njoftuar se nga një shpërthim në kryeqytetin Islamabad në Pakistan, janë vrarë së paku 23 vetë.
Policia tha se dhjetëra të tjerë janë plagosur.
Bomba eksplodoi sot në një treg të pemëve dhe perimeve në një lagje të Islamabadit.
Raportohet se sulmet e këtilla me bomba janë pothuajse të zakonshme në disa pjesë të Pakistanit, përfshirë edhe qytetin veriperëndimor Peshavar dhe qytetin port Karaçi, në jug të Pakistanit, por ato janë relativiasht të rralla në Islamabad.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat