Deputeti polak “emigrant” në Londër

Bota

Deputeti polak “emigrant” në Londër

Më: 9 prill 2014 Në ora: 01:49

Deputeti polak Artur Debski i partise opozitare liberale "Your Movement", ka vendosur të jetojë dhe të kërkojë punë si emigrant polak në Londër, për të kuptuar arsyet përse kaq shumë të rinj nga vendi i tij shkojnë për të punuar dhe jetuar në Britani.

Fillimisht ai kishte ndermend te jetonte disa jave ne Londer, por sipas nje nioftimi ai e ka shume te veshtire te jetoje me gjate ne kushtet e veshtira te emirgrantit. Sipas tij, trendi i emigrimit te te rinjve polakë eshte i rrezikshem per ekonomine polake, nje nga ekonomite me rritje me te shpejte ne vendet e Bashkimit Evropian.

Deputeti polak ka vendosur te jetojë me 100 sterlina ne jave dhe naten e pare e ka kaluar ne nje hotel mjaft te lire per te pastrehet, duke fjetur ne kushte te veshtira.

Deputeti polak 45-vjecar ,tha se donte te gjente pergjigjet per shume pyetje dhe te raportonte ne partine e tij per kete probleme. Qindra mijra polak jane larguar nga Polonia drejt Britanise se Madhe qe kur vendi i tyre hyre ne BE ne vitin 2004. Sipas regjistrimit te popullise te vitit 2011, rreth 580 mije polak jetojne aktualisht ne Britani, nje rritje dhjete fish, krahasuar me dhjet vjet me pare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat