Katalonja kërkon pavarësinë

Bota

Katalonja kërkon pavarësinë

Më: 9 prill 2014 Në ora: 01:20

Deputetet spanjollë të martën do të votojnë për të lejuar ose jo referendumin e parashikuar për pavarësinë nga Spanja. Rezultati është i parashikueshëm: Partia Popullore, në pushtet pritet ta kundërshtojnë dhe kështu mocioni do të rrëzohet.

Kryeministri spanjoll, Mariano Rahoi e cilëson votimin të paligjshëm duke iu referuar Kushtetutes se vendit, sipas të cilës çdo referendum duhet të zhvillohet në të gjithe vendin dhe jo në rajone të caktuar të tij”.

”Mendoj se këto gjera mund të zgjidhen më së mire përmes diskutimit dhe jo me vendime të njeanshme”. Sipas kryeministrit spanjoll, pavarësia e Katalonjës do të sillte nje shkatërrim ekonomik për Spanjën dhe vete rajonin, një prej më produktiveve, por edhe më i zhyturi në borxhe.

Zyrtarët spanjollë thonë se rajoni verilindor është zotuar ta zhvillojë referendumin më 9 nëntor, pavarësisht nga rezultati i votimit të së martës në Parlament. “Unë nuk do të marr pjesë në këtë debat. Është një vendim i marrë nga Parlamenti i Katalonjës. Jam president i Qeverisë së Katalonjës, - tha Artur Mas. - Qeveria ime nuk e ka dërguar projekt/ligjin në Parlamentin Spanjoll për të marrë aprovimin per referendumin”.

Qindra mijëra persona në Katalonja mbështesin pavarësinë. Por muajin e kaluar Gjykata Kushtetuese e Spanjës deklaroi se shpallja e njëanshme e pavarësisë do të cilësohet “antikushtetuese”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat