Kanadaja dëbon një diplomat rus

Bota

Kanadaja dëbon një diplomat rus

Më: 8 prill 2014 Në ora: 20:17

Kanadaja e ka urdhëruar një diplomat rus që ta lëshoj shtetin kanadez.

Zyrtarët në Kanada nuk kanë dhënë detaje se pse është kërkuar largimi i këtij diplomati rus.

Nënkoloneli rus Yury Bezler, është shpallur persona non grata dhe atij i janë dhënë dy javë ditë afat për ta lëshuar territorin.

Bezle ka shërbyer si ndihmës atashe tash e një vit.

Lajmin për shpalljen e këtij personi të padëshirueshëm kanë bërë publike mediat kanadeze të cilat njashtu kanë thënë se zyrtarë kanadezë nuk kanë pranuar të flasin në lidhje me këtë.

Lajmi vjen në kohën e tensionimit të situatës mes Rusisë dhe Perëndimit pas aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë.

Kanada i cili është shtet në vendin e tretë me më së shumti shtetas të Ukrainës, i ka dëbuar më herët edhe nëntë oficerë ushtarak rusë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat