Ban dënon vrasjen e priftit në Siri

Bota

Ban dënon vrasjen e priftit në Siri

Më: 8 prill 2014 Në ora: 07:28

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka dënuar vrasjen e një prifti holandez në Siri, duke e cilësuar atë si “akt çnjerëzor të dhunës”.

Frans van der Lugt, 75 vjeç, ka jetuar në Siri qysh në fillim të viteve 1970.

Persona të armatosur e kanë marrë atë nga shtëpia e tij të hënën dhe e kanë qëlluar për vdekje.

Zëdhënësi i sekretarit Ban, Stephane Dujarric, ka thënë se shefi i OKB-së kërkon që palët ndërluftuese dhe mbështetësit e tyre të sigurojnë se civilët janë të mbrojtur, pavarësisht nga feja, komuniteti apo përkatësia etnike.

Van der Lugt ka paralajmëruar për vuajtje humanitare të popullatës në qytetin Homs.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat