Senati amerikan me ligj kundër diplomatit iranian

Bota

Senati amerikan me ligj kundër diplomatit iranian

Më: 8 prill 2014 Në ora: 07:05

Senati amerikan ka miratuar një ligj, i cili i ndalon hyrjen në Shtetet e Bashkuara një diplomati iranian, të cilin Teherani pritet ta emërojë për ambasador të ardhshëm në Kombet e Bashkuara.

Hamid Abutalebi akuzohet se ka marrë pjesë në rrethimin e ambasadës amerikane më 1979 në Teheran dhe mbajtjen peng të 52 amerikanëve për 444 ditë.

Abutalebi mohon se ka pasur rol në këtë ngjarje, duke thënë se ai ka shërbyer vetëm si përkthyes për pengmarrësit.

Ted Cruz, senator republikan nga Teksasi, i cili njëherësh ka sponsorizuar ligjin, ka thënë se “emërimi i tij është fyerje e qëllimshme për SHBA-në”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat