Rinisin bisedimet për Iranin

Bota

Rinisin bisedimet për Iranin

Më: 8 prill 2014 Në ora: 06:55

Irani dhe gjashtë fuqitë botërore nisin sot rrethin e ri të bisedimeve në Vjenë, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje që do t’iu jepte fund dyshimeve për programin bërthamor të Iranit.

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammed Javad Zarif, ka shfaqur shpresën se se do të arrihet përparim i mjaftueshëm gjatë dy ditëve negociata.

Irani dhe gjashtë fuqitë – Shtetet e Bashkuara, Franca, Rusia, Kina, Britania dhe Gjermania – kanë arritur një marrëveshje të përkohshme nëntorin e kaluar.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Irani ka reduktuar disa aktivitete bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat