Afganistan: Nga bomba – 14 të vrarë

Bota

Afganistan: Nga bomba – 14 të vrarë

Më: 7 prill 2014 Në ora: 18:13

Zyrtarët e Afganistanit thonë se së paku 14 vetë janë vrarë sot, kur një makinë civile ka hasur në një bombë në provincën Kandahar.
Një zyrtar lokal i ka thënë Radios Evropa e Lirë, redaksia për Afganistanin, se sulmi kishte ndodhur në qarkun Majuand, derisa trupat e jashtme e kishin bllokuar autostradën kryesore, pas një sulmi të ndarë vetëvrasës me makinë-bombë, kështu që makina civile ishte detyruar ta shfryzëoj një rrugë alternative, ku ishte vendosur bomba.
Cak i sulmit vetëvrasës me makinë-bombë ishte konvoji i NATO-s.
Zyrtarët lokalë thanë se nuk ka pasur viktima nga ky sulm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat