Bruksel: Kufizime për qasjen e rusëve në selinë e NATO-s

Bota

Bruksel: Kufizime për qasjen e rusëve në selinë e NATO-s

Më: 7 prill 2014 Në ora: 17:27

NATO-ja ka njoftuar sot se e ka kufizuar qasjen e zyrtarëve rusë në selinë e saj në Bruksel.
Kjo masë është në harmoni me vendimin e javës së kaluar për suspendimin e bashkëpunimit praktik me Rusinë, për shkak të aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Moskës.
Në njoftim theksohet se “qasja e mëhershme ekstensive në selitë e NATO-s do të kufizohet për të gjithë përfaqësuesit e misionit të Rusisë, me përjashtim të ambasadorit rus, zëvendësit të tij dhe dy pjesëtarëve të tjerë”.
Sipas NATO-s, ky vendim hynë në fuqi më 8 prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat