Turchynov: Rusia ka dorë në kryengritjet në qytetet lindore

Bota

Turchynov: Rusia ka dorë në kryengritjet në qytetet lindore

Më: 7 prill 2014 Në ora: 15:41

Presidenti i përkohshëm i Ukrainës, Oleksandr Turchynov, thotë se okupimi i ndërtesave qeveritare në pjesën lindore të Ukrainës dhe deklarata për shpalljen e së ashtuquajturës “Republika Popullore e Donjeckut” janë orkestruar nga Rusia.
Në një fjalim televiziv, Turchynov tha sot se askionet që filluan dje në qytetet lindore të Ukrainës, Luhansk, Donjeck dhe Harkov, paraqesin “valën e dytë të operacionit special të Rusisë kundër Ukrainës”.
Presidenti i përkohshëm i Ukrainës theksoi se ata që “i kanë marrë armët kundër Ukrainës do të janë cak i operacioneve antiterror”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat