Putin: Shërbimi i sigurisë të jetë i gatshëm kundër sulmeve militante

Bota

Putin: Shërbimi i sigurisë të jetë i gatshëm kundër sulmeve militante

Më: 7 prill 2014 Në ora: 14:17

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka thënë Shërbimit Federal të Sigurisë që të jetë në gjendje gatishmërie kundër sulmeve të militantëve dhe tha se Rusia nuk mund të lejoj që organizatat joqeveritare të shfrytëzohen për qëllime “shkatërrruese sikur në Ukrainë”.
Sipas Putinit, aksionet e 46 nëpunësve të shërbimeve të jashtme të fshehta dhe të 258 agjentëve të tyre, janë ndalur nga ana e Shërbimit Federal të Sigurisë, gjatë vitit të kaluar, në territorin e Rusisë.

Këto komente ai i bëri sot gjatë takimit me udhëheqës të Shërbimit Federal të Sigurisë në Moskë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat