Kirgizia arreston gjashtë ekstremistë të dyshuar

Bota

Kirgizia arreston gjashtë ekstremistë të dyshuar

Më: 7 prill 2014 Në ora: 11:58

Gjashtë anëtarë të dyshuar të një grupi islamik, janë arrestuar sot në Kirgizi, në provincën jugore të Jalal-Abad.

Policia rajonale ka bërë me dije se të dyshuarit janë arrestuar në rrethinën Suzak dhe atë pasi që policia ka gjetur libra dhe materiale elektronike të cilat kishin përmbajtje ekstermiste.

Personat e arrestuar i takojnë lëvizjes Hisb ut-Tahrir, organizatë islamike e cila e ka selinë në Londër.

Qeveria kirgize dhe disa vende të tjera sovjetike e kanë shpallur të paligjshëm këtë grup, duke thënë se ata janë mbështetës të ekstemizmit.

Vetëm gjatë muajve të fundit, policia kirgize në rajonet Jalal-Abad dhe Osh, i kanë arrestuar dhjetëra anëtarë të dyshuar se u takojnë rrjeteve terroriste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat