Presidenti amerikan Barak Obama i ka nderuar viktimat e gjenocidit në Ruandë, duke thënë se ngjarja nuk ishte “as aksident por as e pashmangshme”.
Ruanda sot shënon 20 vjetorin e fillimit të gjenocidit 100 ditor gjatë të cilit shumica Hutu në Ruandë, vranë më shumë se 800 mijë pjesëtarë të pakicës Tutsis.
Teksa i ka ndëruar të vrarët, Obama ka thënë se e përshendet vendosmërinë e Ruandës të cilët thonë se kanë bërë përparim drejt shërimit të plagëve të vjetra.
Ceremonia zyrtare për nderimin e 800 mijë viktimave, do të mbahet sot në kryeqytetin e Ruandës, Kigali.
Në këtë ceremoni marrin pjesë udhëheqës ndërkombëtar duke përfshirë edhe Sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.