MH 370: Dëgjohen dy ‘ping-ping’ nga kutia e zezë

Bota

MH 370: Dëgjohen dy ‘ping-ping’ nga kutia e zezë

Më: 7 prill 2014 Në ora: 10:09

Zyrtarët australianë kanë njoftuar se sinjali i kutisë së zezë, i kapur me një pajisje speciale nga një anije australiane, deri me tash është gjurma më e mirë në kërkim të aeroplanit të zhdukur të ‘Malaysia Airlines’.

“Është e qartë se kjo është gjurmë premtuese”, ka deklaruar në një konferencë për media në Perth, Angus Houston, shef i agjencisë australiane të kërkimit të MH 370.
Ai ka thënë se janë zbuluar dy sinjale në veriperëndim të bregdetit australian.
“Me këtë rast janë dëgjuar dy ‘pinga’. Kjo është në pajtim me transmisionet nga të dhënat e gjeruesve të tingujve në kabinë”, ka thënë Houston.
Ai ka shtuar se ekspertët në ditët në vazhdim do t’i vërtetojnë këta tinguj nëse bëhet fjalë për tingujt që vijnë nga kutia e zezë e MH 370.
Kutia e zezë besohet se është në fund të oqeanit, mirëpo ekspertët thonë se kjo kuti shumë shpejt mund të mbetet pa bateri dhe do të jetë vështirë që të kapen sinjalet që mund të lëshoj ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat