Indi: Pesë javë votime, 815 milionë votues të regjistruar

Bota

Indi: Pesë javë votime, 815 milionë votues të regjistruar

Më: 7 prill 2014 Në ora: 07:51

Kutitë e votimit janë hapur sot në Indi, për atë që cilësohet si ushtrimi më i madh i demokracisë në botë.
Rreth 815 milionë njerëz, janë regjistriuar që të votojnë gjatë pesë javëve të ardhshme.

Votuesit do të zgjedhin mes partisë aktuale në pushtet dhe opozitës nacionaliste e njohur si BJP.

Sipas analistëve dhe sondazheve të realizuara atje, partia opozitare BJP ka gjasë që të marrë pushtetin, duke i dhënë fund kështu sundimit prej më shumë se një dekadë nga partia aktuale në psuhet.

Të hënën, votimi ka nisur të mbahet në gjashtë zonat verilindore.

Masat e sigurisë janë shtuar për shkak të rreth 40 grupeve aktive seperatiste në pjesën lindore, të cilët mund të tentojnë të dëm tojnë procesin zgjedhor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat