Poroshenko: Kompromis me Rusinë, pas kthimit të Krimesë

Bota

Poroshenko: Kompromis me Rusinë, pas kthimit të Krimesë

Më: 6 prill 2014 Në ora: 18:49

Kandidati presidencial në Ukrainë, Petro Poroshenko, thotë se çdo udhëheqje e re e këtij vendi duhet të ketë “zero tolerancë” për korrupsion.
Në një intervistë për agjencinë Reuters, Poroshenko mëtutje tha se pas vrasjes së më se 200 protestuesve atiqeveri dhe përmbsjes së presidentit, Viktor Yanukovich, në muajin shkurt, “është lindur një vend i ri dhe popull i ri”.
Sipas tij, ukrainasit e kanë fituar të drejtën për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pas përmbysjes së Yanukovichit, i sili kishte refuzuar ta nënshkruaj marrëveshjen politike dhe tregtare me BE-në.
Por, kandidati për president, Petro Poroshenko, që është njëri nga favoritët kryesorë të zgjedhjeve më 25 maj, ka theksuar se ai nuk do të synonte anëtarësim në NATO, meqë kjo “do të mund ta ndante vendin”.
Ai thotë se kompromisi me Rusinë do të ishte i mundshëm vetëm pas kthimit të Krimesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat