SHBA: Dërgohen dy luftanije me mbrojtje raketore në Japoni

Bota

SHBA: Dërgohen dy luftanije me mbrojtje raketore në Japoni

Më: 6 prill 2014 Në ora: 11:57

Shtetet e Bashkuara thonë se planifikojnë dërgimin e dy luftanijeve shtesë të pajisura me sisteme të mbrojtjes raketore për në Japoni, deri në vitin 2017.
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel, tha sot, pas bisedimeve me ministrin e mbrojtjes së Japonisë, Itsunori Onodera, në Tokio, se ky vendim është bërë në kuadër të përgjigjes ndaj “modelit të aksioneve provokative dhe destabilizuese, përfshirë lansimin aktual të raketave” nga ana e Koresë Veriore.
Muajin e kaluar, Koreja Veriore i ka testuar dy raketa balistike me rreze të mesme veprimi, që kanë kapacitet ta godasin Japoninë.
Tetorin e kaluar, Uashingtoni dhe Tokio janë pajtuar për zgjerim të planeve për bashkëpunim në mbrojtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat