Australi: Vazhdojnë kërkimet për aeroplanin e zhdukur

Bota

Australi: Vazhdojnë kërkimet për aeroplanin e zhdukur

Më: 6 prill 2014 Në ora: 10:40

Australia ka dërguar aeroplanë dhe anije në një hapësirë në jug të Oqeanit Indian, ku një anije kineze ka zbuluar sinjale karakteristike për kutinë e zezë të aeroplanit të zhdukur të Malajzisë.
Përfaqësues të Australisë thanë sot se qëllimi është që eventualisht “të konfirmohet ose jo”, ekzistimi i sinjaleve.
Anija kineze Haixun 01 e ka zënë një sinjal, i cili ka zgjatur për 90 sekonda, gjatë kërkimeve të djeshme.
Aeroplani i udhëtarëve i tipit Boeing 777 i kompanisë Malaysia Airlines, është zhdukur nga radarët më 8 mars, gjatë fluturimit nga Kuala Lumpuri i Malajzisë për në Pekin të Kinës, me 239 njerëz në të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat