Përplasje mes refugjatëve sirianë dhe policisë në Jordani

Bota

Përplasje mes refugjatëve sirianë dhe policisë në Jordani

Më: 6 prill 2014 Në ora: 08:49

Të paktën 22 policisë dhe 3 refugjatë janë plagosur, si pasojë e përleshjeve në kampin Zaatari në Jordaninë veriore, njoftojnë autoritetet. Forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë refugjatët, të cilët i vunë zjarrin tendave dhe automjeteve.

Kampi Zaatari strehon rreth 106 mijë refugjatë, që prej hapjes dy vjet më parë, me fillimin e krizës në Siri.

Kampi është e vendosur në shkretëtirën jordaneze, rreth 12 km larg kufirit sirian. Ai është kampi i dytë më i madh në botë i refugjatëve, dhe është bërë qyteti i katërt më i madh në Jordani.

Autoritetet jordaneze, thanë se dhuna shpërtheu pasi policia arrestoi një grup refugjatësh duke u përpjekur të lënë kampin në mënyrë të paligjshme.

"Protestuesit dogjën gjashtë tenda ndërsa u përpoqën të sulmonin stacionet e policisë", njoftuan autoritetet e forcave të sigurisë. Ndërsa, sipas banorëve në Zaatari, përleshjet filluan pasi një polic kishte drejtuar armën mbi një fëmijë sirian, bën me dije BBC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat