Uashingtoni rivlerëson rolin në procesin e paqes në Lindjen e Mesme

Bota

Uashingtoni rivlerëson rolin në procesin e paqes në Lindjen e Mesme

Më: 5 prill 2014 Në ora: 20:29

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se administrata amerikane po rivlerëson rolin e saj në procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Disa hapa të Izraelit dhe palestinezëve kohët e fundit kanë çuar në dështimin e bisedimeve.
Zoti Kerry tha se ka një kufi, se sa kohë dhe angazhim Shtetet e Bashkuara mund t’i kushtojnë procesit të paqes, në se të dyja palët nuk janë të gatshme të ndërmarrin hapa konstruktivë. Ai tha se përpjekjet amerikane nuk mund të zgjasin pa fund.
Megjithatë, burimet pranë bisedimeve thanë mbrëmë vonë se ka mundësi që të dielën të zhvillohet një tjetër raund negociatash, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga SHBA, Izraeli dhe palestinezët.
Zoti Kerry tha se ditët e fundit, të dyja palët kanë ndërmarrë hapa që kanë rrezikuar bisedimet dhe që janë për të ardhur keq.
Hapat përfshijnë përpjekjen palestineze për t’u njohur nga Kombet e Bashkuara dhe anulimin e planeve nga Izraeli për të liruar një grup të burgosurish palestinezë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat