Afganistan: Në zgjedhje - më tepër se 7 milionë votues

Bota

Afganistan: Në zgjedhje - më tepër se 7 milionë votues

Më: 5 prill 2014 Në ora: 18:44

Shefi i Komisionit Zgjedhor të Afganistanit, Ahmad Yousuf Nuristani, tha se vlerësimet preliminare sugjerojnë se në zgjedhjet e sotme presidenciale në këtë vend, kanë dalur shtatë milionë njerëz prej 12 milionë personave me të drejtë vote, që paraqet 58%.
Deri tash, ka raporte se vetëm një person është vrarë në dhunën për të cilët zyrtarët zgjedhorë thanë se ishte e ndërlidhur me zgjedhje.
Tetë kandidatë ishin në garë për ta zëvendësuar presidentin aktual, Hamid Karzai, i cili nuk ka mundur të garoj, pasi Kushtetuta e Afganistanit nuk lejon që presidenti t’i ketë tri mandate.
Autoritetet thonë se më se 350 mijë ushtarë ishin vendosur në hapësira të ndryshme për ta penguar ndonjë ndërhyrje të talibanëve, që kanë thënë se do t’i shkatërrojnë zgjedhjet.
Transferi i autoritetit te presidenti i ardhshëm, po ndodhë në periudhën kur pjesa më e madhe e ushtarëve të jashtëm perëndimorë po përgatiten për tu larguar nga Afganistani, deri në fund të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat