Erdogan synon presidencën

Bota

Erdogan synon presidencën

Më: 5 prill 2014 Në ora: 17:57

Pas fitores së thellë, njëkohësisht surprizë në zgjedhjet për pushtetin lokal, tani Kryeministri turk, Recep Taip Erdogan synon presidencën, aktualisht të mbajtur prej Abdullah Gul, bashkëthemelues i partisë AKP.

Sipas mediave turke Erdogan ka nisur konsultimet me Gul për zgjedhjet presidenciale të 10 gushtit, duke shtuar dyshimet për rrotacion pushtetesh mes tyre, njësoj si Putin dhe Medvedev në Rusi.

Nëse ky skenar do të jetësohej, atëherë pas 10 gushtit Erdogan do të ishte presidenti i Turqisë, ndërsa Abdullah Gul do të merrte postin e Kryeministrit.

Ndërkohë rrjeti social Youtube vazhdon të qëndrojë i bllokuar pavarësisht disa vendimeve të gjykatave vendase që e cilësojnë si të paligjshëm vendimin e autoriteteve. Në Ankara, Youtube vazhdon të qëndrojë e mbyllur që prej 27 marsit, ndërsa vetëm të premten u zhbllokua faqja e Tëitter-it pas urdhërit të Gjykatës Kushtetuese që i rrëzoi që të dy vendimet, si atë të bllokimit të Tëitter, ashtu edhe atë të bllokimit të Youtube.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat