Anija kineze kap sinjale të aeroplanit të humbur

Bota

Anija kineze kap sinjale të aeroplanit të humbur

Më: 5 prill 2014 Në ora: 15:19

Një anije kineze që është në kërkim të aeroplanit të humbur Malaysia Airlines MH370 ka detektuar një sinjal me frekuencë 37.5 kHZ për sekondë në jug të Oqeanit Indian, ka njoftuar agjencia e lajmeve Xinhua.

37.5 kHZ për sekondë është frekuenca standarde për lokalizuesit e “kutisë së zezë” së aeroplanit.

Një detektor i kutisë së zezë që është hedhur në oqean ka kapur sinjal në rreth 25 shkallë në jug dhe 101 shkallë në lindje të oqeanit, pohon Xinua. Por deri më tani ende nuk është bërë e ditur nëse sinjalet vijnë nga kutia e zezë e aeroplanit të humbur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat