SHBA: U refuzua akuza kundër ish-zyrtarëve amerikanë

Bota

SHBA: U refuzua akuza kundër ish-zyrtarëve amerikanë

Më: 5 prill 2014 Në ora: 13:20

Një gjyqtare federal e ka hedhur poshtë kërkesën për proces kundër ish-zyrtarëve të administratës së presidentit amerikan, Barack Obama, lidhur me vrasjen e tre shtetasve amerikanë në Jemen.
Të tre personat, një militant klerik mysliman i lindur në Meksikën e Re, që iu ishte bashkuar grupeve të ndërlidhura me al-Kaidën, djali i tij i ri , dhe një propagandist i al-Kaidës, ishin vrarë nga sulmi me aeroplan pa ekuipazh i Shteteve të Bashkuara, në vitin 2011.
Kërkesa me akuza ishte bërë nga familjet e të vrarëve, që konsideronin se vrasjet ishin joligjore.
Mbrëmë vonë, gjyqtarja federale amerikane, Rosemary Collyer, e refuzoi rastin, në të cilin ishin akuzuar ish-sekretari i mbrojtjes dhe shefi i agjencisë CIA, Leon Panetta, ish-komandanti i lartë ushtarak dhe shef i CIA-s, David Petraeus, dhe dy komandantë të tjerë të lartë ushtarakë.
Gjyqtarja Clloyer tha se ata “nuk mund të mbahen personalisht përgjegjës për dëme materiale për udhëheqje të luftës”.
Një nga avokatët e familjeve të viktimave tha se vendimi ishte “thellë shqetësues”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat