Vazhdojnë kërkimet për avionin e “Malajzia Airlanes”

Bota

Vazhdojnë kërkimet për avionin e “Malajzia Airlanes”

Më: 5 prill 2014 Në ora: 11:53

Të paktën 13 avionë dhe 11 anije po marrin pjesë në operacionet e së shtunës,ne kerkimet e intensifikuara per avionin e zhdukur te “Malajzia Airlanes”-njoftojne autoritetet australiane .
Anije me teknologji të avancuar lokalizuese po përpiqen të gjejnë vendndodhjen e avionit përpara se bateritë e kutive të zeza të fiken.
Agjencia Qendrore e Koordinimit të qeverisë australiane njoftoi permes nje deklarate për shtyp se kërkimet janë fokusuar në një hapësirë prej 217 mijë kilometrash katrorë, kryesisht ne zonen perendimore te Perthit.
Zyrtarët Australianë shprehen se aksioni për kërkimin e avionit të zhdukur është në garë me kohën, pasi sinjali i dhënë nga bateritë e kutive të zeza zhduket 30 ditë pas rënies së avionit..
Avioni u zhduk më 8 mars me 239 persona në bord. Ai dyshohet të jetë rrëzuar në Oqeanin Indian, edhe pse nuk janë gjetur ende copa të tij.
Mbetet e paqarte,motivi qe detyroi ndryshimin e kursit te fluturimit nga Kuala Lumpuri ne Pekin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat