Arrestohet sërish “Profesori” në Britani

Bota

Arrestohet sërish “Profesori” në Britani

Më: 5 prill 2014 Në ora: 08:30

Domenico Rancadore, i cilësuar si një nga bosët e mafies është arrestuar sërish nga policia në perëndim të Londrës, vetëm një muaj pasi shmangu ekstradimin nga Britania e Madhe në Itali.
Rancadore, i njohur si “Profesori”, u ndalua pas një urdhri të ri arresti të marrë nga Italia.
Në urdhër-arrestin e lëshuar, pretendohet se 65-vjeçari ka për të shlyer edhe 7 vite burg, për përfshirje në grupet mafioze ndërmjet viteve 1987 dhe 1995, citon TCH.
Një muaj më parë ai fitoi një betejë kundër ekstradimit nga Britania e Madhe në Itali. 65-vjeçari do të paraqitet në Gjykatë ditën e shtunë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat