Kriza në Ukrainë i ka bashkuar edhe më shumë BE-në dhe SHBA-në

Bota

Kriza në Ukrainë i ka bashkuar edhe më shumë BE-në dhe SHBA-në

Më: 4 prill 2014 Në ora: 21:19

Absadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Bashkimin Evropian, thotë se kriza në Ukrainë, ka bërë që Uashingtoni dhe Brukseli të jenë më pranë njëri tjetrit.
Anthony Luzzatto Gardner tha të premten se aneksimi i gadishullit Krimeja, e ka konfirmuar rëndësinë që ka NATO-ja në Perëndim dhe kjo ka ndihmuar që të përforcohen lidhjet transatlantike.

Ai e vlerësoi gjithashtu përgjigjen e Be-së rreth krizës në Ukrainë.

BE-ja sipas Gardner, po vepron në mënyrë më efektive sesa 20 vjet më parë, kur sipas tij, ishte më vështirë për bllokun që të bien dakord për qështje të përbashkëta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat