Franca arreston serbin e akuzuar për krime në Bosnje

Bota

Franca arreston serbin e akuzuar për krime në Bosnje

Më: 4 prill 2014 Në ora: 19:47

Policia franceze e ka arrestuar një serb të Bosnjes i cili është i akuzuar për masakrimin e muslimanëve gjatë periudhës së luftës, 1992-1995 në Bosnje e Hercegovinë.

Prokurorët boshnjakë kanë bërë me dije se Radomir Susnjar, është arrestuar të premten në mëngjes me kërkesë të autoriteteve boshnjake.

Nga Franca ai pritet që të ekstradohet në Bosnje për tu përballur atje me akuzat për krime lufte.

Susnjar është i akuzuar përfshirjen në vrasjen e 59 civilëve mysliman boshnjak në qytetin e Vishegradit.

Krimi kishte ngjarë në mes të vitit 1992 ndërsa në mesin e viktimave kishte pasur edhe gra e fëmijë.

Prokurorët kanë bërë me dije se ish-ushtaraku personalisht i kishte mbyllur viktimat brenda në një shtëpi dhe shtëpisë ia kishte dhënë flaken.

Gjatë vitit të kaluar, Tribunali Ndërkombëtar i ka dënuar dy ish-ushtarakë të Bosnjes të përfshirë në këtë krim.

Njëri prej tyre është dënuar me burgim të përjetshëm derisa tjetri me 27 vite heqje lirie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat