Protesta të dhunshme në Bruksel (Video)

Bota

Protesta të dhunshme në Bruksel (Video)

Më: 4 prill 2014 Në ora: 18:05

Me ftesë të Konfederatës Sindikale Evropiane, mbi 50 mijë njerëz u mblodhën për të protestuar në Bruksel kundër politikave të kursimit dhe të konsolidimit fiskal. Në fund të demonstratës ndodhën konflikte mes demonstruesve dhe policisë.
Në protestë u tha se politikat e tilla rëndojnë gjendjen ekonomike në Evropë, shtojnë rastet sociale, pasigurinë në punë dhe rëniet e pagave.

“Mesazhi ynë është i qartë, por këtë nuk duan të dëgjojnë zyrtarët evropianë. Mesazhi ynë është se politikat e tyre ndaj krizës financiare nuk janë të mjaftueshme dhe se përkeqësojnë krizën sociale e ekonomike”, tha Bernadette Segol.

Më shumë se 26 milionë evropianë janë të papunë - 10 milionë më shumë se në vitin 2008. Në 18 prej 28 vendeve të BE-së, pagat reale kanë rënë.

Në fund të protestës, në lagjen ku janë institucionet e BE-së, disa protestues filluan të hedhin objekte të ndryshme ndaj policisë, të cilët janë përgjigjur me gaz lotsjellës dhe topa uji. Policia raporton se një protestues u plagos. Gazetarët e AP-së raportojnë se kanë parë disa të plagosur, në mesin e të cilëve edhe policë.

Këto janë protestat më radikale të mbajtura në Bruksel ndonjë herë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat