Twitter, Erdogan sulmon Gjykatën Kushtetuese

Bota

Twitter, Erdogan sulmon Gjykatën Kushtetuese

Më: 4 prill 2014 Në ora: 17:39

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan ka kritikuar vendimin e gjykatës që urdheron rikthimin e akcesit ne rrjetin social Twitter.

“Nuk më duket e drejtë dhe patriotike që Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim të tillë. Ata mbrojnë kompaninë amerikane, vlerat tona kombëtare dhe morale po zhvlerësohen”, tha Erdogan.

Sipas kryeministrit turk qeveria e tij kishte pranuar vendimin e gjykatës për Twitter-in, por nuk e respektonte atë.

Gjykata deklaroi një ditë më parë se autoritetet e telekomunikacionit duhet të heqin bllokadën dyjavore pasi përbënte një shkelje të lirisë së shprehjes.

Erdogan bllokoi Twitter-in pasi përdoruesit kishin publikuar atje akuza për korrupsion që përfshinin të birin e tij dhe të disa ministrave.

Ndërkohë, të premten një gjykatë tjetër ka dhënë një urdhër të ngjashëm për zhbllokimin e Youtube. Urdhëri i qeverisë për bllokimin e Youtube erdhi pas publikimit të një videoje që tregonte bisedën e disa zyrtarëve të lartë turq mbi mënyrën se si të organizonin një sulm të fshehtë brenda Sirisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat