Bullgari: Personi me revole ka dashur ta mësojë politikanin

Bota

Bullgari: Personi me revole ka dashur ta mësojë politikanin

Më: 20 janar 2013 Në ora: 19:38

Personi që e drejtoi revolen kah politikani bullgar, Ahmed Dogan, nga partia Lëvizja për Liri dhe të Drejta, raportohet se ka thënë se ka dashur ta mësoj politikanin, por jo ta vrajë.

Personi me revole, Oktay Enimehmedov, ballafaqohet me gjashtë vjet burg, pasi e kishte drejtuar revolen me gaz, në kokë të zotit Dogan, derisa ai fliste në një tubim, ditën e shtunë.

Policia tha se Enimehmedov ishte përpjekur t’i shkrepte dy plumba, por qartazi nuk ia doli.

Ministria e brendshme e Bullgarisë ka njoftuar sot se sulmuesi e kishte shkruar një letër ku thoshte se kishte pritur që të jetë i vrarë në atë sulm, dhe se ai kishte dashur ta mësoj zotin Dogan se ai nuk ishte i “paprekur”.

58 vjeçari Ahmed Dogan, që nuk ishte lënduar gjatë këtij sulmi, është personalitet udhëheqës i pakicës turke në Bullgari.

Sulmuesi Enimehmedov, poashtu, është turk etnik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat