A u vra zyrtari britanik i naftës nga eko-terroristët?

Bota

A u vra zyrtari britanik i naftës nga eko-terroristët?

Më: 26 tetor 2012 Në ora: 20:34

Vrasja e britanikut Nicholas Mockford, jashtë një restoranti në Belgjikë, ka ngritur shumë pikëpyetje. Zyrtari i një kompanie nafte u qëllua me tre plumba në shpinë dhe kokë, ndërsa gruaja e tij shikonte skenën e tmerruar. Çifti sapo kishte dalë nga restoranti Da Marcello.

Mockford ka vdekur më 14 tetor, por lajmi është përhapur vetëm sot nga mediat. Fillimisht ishte dyshuar se policia belge ka vendosur një terr informativ për ngjarjen, por më pas është mësuar se ka pasur disa media lokale që kanë raportuar.

Mediat britanike raportojnë se policia e Belgjikës po heton nëse vrasësi ka qenë i lidhur me grupe eko- terroriste.

60 vjeçari ishte zyrtar i kompanisë ExxonMobil, gjigandit të naftës, që akuzohet nga aktivistët ambientalistë për praktika skandaloze në Nigeri dhe Afganistan.

Policia belge thotë se ky është një rast i çuditshëm. Por praktika e punës nuk ua lejon atyre të bëjnë komente të mëtejshme.

Kompania ExxonMobil thotë se vrasja nuk ka lidhje me punën që bënte ai.

Ndërkohë e shoqja thotë se vrasësit i kërkuan atij çelësat e makinës përpara se ta qëllonin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat