Stuhia historike “Frankenstorm” kërcënon SHBA-në

Bota

Stuhia historike “Frankenstorm” kërcënon SHBA-në

Më: 26 tetor 2012 Në ora: 20:00

Stuhia e tmerrshme që parashikuesit e motit në SHBA e quajnë “Frankenstorm” po duket ogurzezë nga ora në orë për Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Meteorologët parashohin një “shfaqje horrori” të erërave të forta, reshjeve të mëdha të shiut, batica ekstreme dhe ndoshta reshje bore, që mund të fillojnë herët të dielën.

“Duket se një stuhi serioze po vjen, e cila mund të jetë historike”, ka thënë Jeff Masters, drejtor i shërbimit të parashikimeve “Weather Underground”.

Këto parashime vijnë pas vëzhgimit të stuhisë “Sandy”, e cila është duke goditur shtete të ndryshme të Karaibeve, e cila sipas parashikimeve meteorologjike në Shtetet e Bashkuara, mund të përzihet me një stuhi dimërore dhe të arrijë javën e ardhshme në Bregun Lindor të SHBA-ve, në formën e një super stuhie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat