Dorëqje si protestë ndaj dënimit të sizmologëve

Bota

Dorëqje si protestë ndaj dënimit të sizmologëve

Më: 24 tetor 2012 Në ora: 09:29

Një anëtar i lartë i agjencisë qeveritare për vlerësimin e fatkeqësive natyrore të Italisë dha dorëheqjen në shenjë proteste kundër dënimit të shtatë shkencëtarëve dhe ekspertëve nën akuzat për dështimin për të dhënë paralajmërim për një tërmet vdekjeprurës që goditi qytetin L'Aquila në vitin 2009.
Luciano Maimi, kreu i Komitetit të rreziqeve të mëdha, ishte në mesin e disa prej zyrtarëve që dhanë dorëheqjen të martën. Ai tha se vendimi i gjykatës e bëri të vështirë për të punuar në mënyrë të qetë dhe efikase.
Një gjykatë italiane dënoi të hënën me burg sizmologët dhe ekspertë të tjerë nën akuzat se kishin nënvlerësuar rreziqet e tërmetit dhe kishin dështuat për të paralajmëruar qytetarët para goditjes së tërmetit që vrau më shumë se 300 njerëz, la dhjetëra mijëra të pastrehë, dhe shkatërroi qendrën historike të qytetit dhe kishat mesjetare. Shkencëtarët thonë se tërmetet janë të vështirë për t’u parashikuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat