Paralajmërim për stuhi tropikale

Bota

Paralajmërim për stuhi tropikale

Më: 24 tetor 2012 Në ora: 09:28

Parashikuesit e motit kanë lëshuar një paralajmërim për stuhi për Xhamajkën ndërsa pritet që stuhia tropikale Sandy të forcohet sot duke u kthyer në uragan në Karaibe.

Edhe Kuba dhe Haiti janë përfshirë në këtë paralajmërim për stuhinë tropikale.

Ekspertët thonë se stuhia pritet të sjellë rreshje shiu në disa zona deri në më shumë se 50 centimetra, së bashku me erëra të forta dhe përmbytje të rrezikshme për jetën.

Sandy është stuhia e 18 tropikale në stinën e stuhive të Atlantikut, stinë që filloi më 1 qershor dhe përfundon zyrtarisht 30 nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat