Një vit nga çlirimi i Libisë

Bota

Një vit nga çlirimi i Libisë

Më: 24 tetor 2012 Në ora: 08:49

Libianët e shënojnë përvjetorin e parë të shpalljes së çlirimit nga diktatura e Muamer Gadafit.

Pas tetë muajsh të luftës civile, Gadafi u vra më 20 tetor të vitit 2011, dhe kryengritësit e deklaruan çlirimin e shtetit të Afrikës së Veriut më 23 tetor.

Përvjetori vjen derisa në shumë pjesë të vendit ende ka trazira ku milicia rivale, mbështetëse e regjimit të vjetër të Gadafit dhe qeveria kërkojnë të vendosin kontrollin.

Qindra njerëz kanë shënuar përvjetorin të martën në Bengazi, që konsiderohet si qendra e kryengritjes kundër Gadafit, duke mbajtur një demonstratë ku kanë këkruar që qyteti port i Mesdheut lindor të shpallet “kryeqytet ekonomik” i Libisë.

Ndërkohë, janë raportuar luftime mes forcave pro-qeveritare dhe ish ndjekësve të Gadafit në qytetin Bani Walid, një ish bastion i Gadafit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat