Izraeli e SHBA-ja, stërvitja më e madhe e përbashkët

Bota

Izraeli e SHBA-ja, stërvitja më e madhe e përbashkët

Më: 21 tetor 2012 Në ora: 19:26

Armata izraelite njoftoi sot për fillimin e stërvitjes më të amdhe ushtarake që është mbajtur ndonjëherë në SHBA. Në stërvitjen e mbrojtjes kundërajrore të quajtur “Sfida e egër 2012” marrin pjesë 3 500 amerikanë dhe 1 000 izraelitë.

Ushtritë e dy vendeve aleate ushtrojnë se si t’i përgjigjen bashkërisht një varg kërcënimeve me të cilat ballafaqohet Izraeli.

Në fillim ishte planifikuar që ushtrimi të mbahej në muajin prill, por ai qe shtyrë me kërkesë të Izraelit. Kjo ndodhi në momentin e spekulimeve në rritje për sulmin e mundshëm izraelit mbi stabilimentet nukleare iraniane nëse Teherani nuk do të ndalonte me pasurimin e uraniumit.

Në këtë stërvitje që do të zgjasë tri javë do të testohen një varg sistemesh të mbrojtjes ajrore kundër raketave që mund të vijnë nga Irani por edhe nga vende tjera.

Izraeli ka paralajmëruar më herët se do të mund të ndërmerrte aksion ushtarak kundër stabilimenteve bërthamore të Iranit, në mënyrë që të pengojë iranianët që të prodhojnë armë bërthamore.

Gjithashtu, Izraeli ka kërcënuar me sulme edhe arsenalin kimik të Sirisë. Secili nga këto sulme do të mund të rezultonte me hakmarrje raketore nga Irani, Siria dhe islamikëve në Rripin e Gazës dhe në Liban.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat