Siri: Lakhdar Brahimi takohet me presidentin Assad

Bota

Siri: Lakhdar Brahimi takohet me presidentin Assad

Më: 21 tetor 2012 Në ora: 18:45

Televizioni shtetëror sirian thotë se presidenti Bashar al Assad u takua me të dërguarin ndërkombëtar të paqes Lakhdar Brahimi, por nuk dha detaje rreth takimit që u zhvillua sot në Damask.

Zoti Brahimi, i dërguari special i paqes i Kombeve të Bashkuara dhe Lidhjes Arabe për Sirinë, i ka nxitur të dyja palët në krizën siriane që të mbështesin armëpushimin gjatë festës myslimane të Kurban Bajramit që nis në 26 tetor.

Si sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, ashtu edhe ai i Lidhjes Arabe kanë bërë thirrje për ndalimin e dhunës gjatë periudhës së festës së Bajaramit, për t’i dhënë fund trazirave 19 mujore antiqeveritare në vend.

Ndërkaq dhuna ka vazhduar edhe sot në Damask ndërsa presidenti Assad dhe i dërguari i paqes Brahimi takoheshin. Një makinë bombë shpërtheu pranë një stacioni policie në Bab Touma zona e krishterë e e Damaskut të Vjetër, duke lënë disa të vrarë e të plagosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat